Filmi i buxhetit të lartë i Christopher Nolan, i titulluar “Tenet”, më në fund do të shfaqet në kinema. Data e lansimit të tij është 31 korriku 2020, njofton Warner Bros.

Sipas kësaj studioje filmike, lansimi i tij u shty për dy javë. Kjo u bë për shkak të mbylljes së kinemave si pasojë e pandemisë COVID-19 muajin mars, përcjell rtv21.tv

Kinematë planifikohen të hapen muajin korrik, ku veç filmit “Tenet”, do të shfaqen edhe një radhë filmash të tjerë. Filmat “Black Widow” dhe seria e nëntë e filmit “Fast & Furious” pritet të lansohen në fillim të sezonit veror.

Warner Bros po ashtu ka njoftuar se data e lansimit të filmit “Wonder Woman 1984,”, që është vazhdimësi e këtij filmi të vitit 2017, nga muaji gusht do të shtyhet deri me datën 2 tetor.

Filmi “Tenet” do të shfaqet në kinema një javë pasi që do të shfaqet film i Disney-t, “Mulan”.

Kur kjo studio lansoi trilerin e këtij filmi muajin maj, nuk caktoi datën për shfaqje, vetëm njoftoi se do të jetë së shpejti në kinema.

Në këtë film luajnë aktorët: John David Washington, Robert Pattinson, Elizabeth Debicki dhe Michael Caine.

Zinxhiri i kinemave AMC ka njoftuar se pret që deri kah mesi i muajit korrik të hapet 97 për qind e kinemave. Po këtë muaj pritet të hapen edhe kineatë tjera rreth botës. Megjithatë, edhe pse ato do të hapen, masat duhet të merren, distanca duhet të mbahet sepse virusi vazhdon të jetë në mesin tonë.

Rezervimet do të bëhen online dhe kinmatë do të dezinfektohen rregullisht, kanë thënë përgjegjës të AMC./21Media