Edhe fëmijët e sëmurë do të përfitojnë nga pasuria e aktorit

Edhe fëmijët e sëmurë do të përfitojnë nga pasuria e aktorit

Kirk Douglas të gjithë pasurinë e tij prej 60 milionë dollarësh e ka lënë për bamirësi.

Sipas The Mirror, Kirk nuk ia ka lënë pasurinë djalit të tij, Michael Douglas, duke qenë se ai ka pasuri në vlerë prej 300 milionë dollarësh.

Shuma prej 50 milionë dollarësh do të shpërndahet përmes Fondacionit ‘Douglas’, të cilin e ka themeluar Kirk dhe bashkëshortja e tij, Anne. Ndërsa nga pjesa tjetër do të përfitojë Spitali i Fëmijëve në Los Angeles, Universiteti “St Lawrence”, Sinai Temple, dhe teatri “Kirk Douglas”.

Aktori i famshëm amerikan ndërroi jetë në fillim të këtij muaji në moshën 103 vjeçare./21Media