Kitaristi i “Queen”, Brian May tha se ishte ‘buzë vdekjes’, pas sulmit në zemër. 72-vjeçari tha se “ishte i shokuar” kur e kuptoi se do të duhej t’i nënshtrohej operacionit, pas siç thotë ai një sulmi ‘të vogël’ në zemër.

Përmes një video të publikuar në Instagram, ai foli për gjendjen e tij shëndetësore.

“Mendoja se isha i shëndetshëm. Por doli që tri arterie ishin të mbingarkuara dhe në rrezik për të bllokuar furnizimin me gjak në zemrën time”, deklaroi ai mes tjerash.

Mjekët sugjeruan që ai t’i nënshtrohej një operacioni në zemër, por Brian zgjodhi alternativën që duhej t’ia vendosnin tri stenta në zemër.

Sidoqoftë ai iu nënshtrua operacionit dhe është drejt shërimit./21Media