Aktori para disa dite ishte dërguar në spital

Aktori para disa dite ishte dërguar në spital

Aktori i njohur turk, Kivanç Tatlitug bashkë me bashkëshqorten e tij kanë qenë të izoluar për dy javë në për shkak të koronavirusit.

Disa ditë pas izolimit ai kishte disa probleme me shëndetin për çka është dërguar në spital, ku dyshohej se ishte prekur nga koronavirusi.

“Përshëndetje të gjithëve, unë dhe bashkëshortja ime ishim mbyllur në shtëpi për 15 ditë. Megjithatë pas disa ankesave të mia, erdha në spital dhe mjekët më morën në trajtim. Ju lutem mos u shqetësoni. Po pres përgjigjen e testit“, ka njoftuar Kivançi.

 Ndërsa, në postimin e dytë ai i ka njoftuar fansat se përgjigja e testit i kishte dalë negative.

“Erdha në spital sepse kisha temperaturë të lartë dhe kollë, kam pneumoni në një zonë të mushkërive. Mora trajtimin dhe  mësova se përgjigja për testin e Covid-19 ishte negative“, ka shkruar aktori. /21Media