Bay T është këngëtarja e re nga Mitrovica, e cila sot ka publikuar projektin e saj të radhës. “Amore” titullohet kënga, të cilën artistja e ka lansuar me videoklip.

Artistja 20 vjeçare është përkujdesur për tekstin e këngës “Amore”, për muzikën është përkujdesur Buci, ndërsa videoklipi është realizuar nga studio muzikore Tik Tak.

Bay T ka përfunduar shkollën e muzikës dhe po punon për të arritur majat e sukseseve. Ajo është pjesë e studios muzikore Tik Tak Music.

Një nga karakteristikat e saj është se ka ngjashmëri me yllin shqiptar të njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexhën./21Media