Kjo është arsyeja pse bebet nuk qajnë kur ngrihemi në këmbë
20 Shtator 2018
Ato qajnë kur ulemi
Ato qajnë kur ulemi
Të gjithë kemi dëgjuar e mbase edhe përjetuar, që bebet e porsalindura qajnë shumë dhe mundësitë për të bërë gjumë të rehatshëm janë mjaft të vogla.
Mbase e keni vërejtur që bebet mund të qajnë derisa janë ulur, por kur i marrim i afroni afër vetes dhe ngrihemi në këmbë, ato ndalen së qari.
Kjo nuk është që ju e keni mësuar beben me veprim të tillë, por kjo ndodhë për shkak të natyrës së tyre evolutive. Bebet madje mund ta dallojnë kur jemi ulur e kur në këmbë, por si?
Sipas një studimi të publikuar nga “Current Biology”, bebja qetësohet kur nëna e merr ngrykë falë reaksionit të koordinuar të qendrës motorike dhe kardio-rregulluese.
Po ashtu, raportohet se bebet prej gjashtë muajsh pushojnë së qari dhe qetësohen sapo nëna e merr ngrykë dhe fillon ta bartë nëpër dhomë.