Kjo është arsyeja pse Will Smith e goditi në fytyrë komedianin Chris Rock

Aktori Will Smith e çmendi botën të dielën mbrëma kur e goditi në fytyrë komedianin Chris Rock.
Ky i fundit po e prezantonte fituesin e kategorisë ”Dokumentari më i mirë” në ceremoninë e fundit ”Oscar”.
Incidenti ndodhi në momentin kur Rock, bëri shaka me kokën e rruar të bashkëshortes së Smithit, Jada Pinkett, së cilës i tha se mezi pret ta shoh në filmin ”G.I. Jane 2”.
Në vitin 2018, Pinkett Smith zbuloi se ajo ishte diagnostikuar me alopecia, një gjendje që shkakton rënien e flokëve.

Komenti në suaza të humorit e acaroi Willin, i cili u ngjit në skenë dhe e goditi me shuplakë kolegun e tij. Më pas ai u kthye në vendin e tij pranë Jadas dhe bërtiti: ”Emrin e gruas sime, mbaje larg gojës tënde të ndyrë”./21Media
 

Back to top button