Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ishte i ftuar sonte në emsionin “21 Gradë” të RTV21, me të cilin u diskutua për çështje të ndryshme nga jeta profesionale, por edhe private e tij.

I pyetur se prej cilit këngëtar apo këngëtare do të dëshironte ta dëgjonte remake ndonjë këngë të grupit “Ritmi i Rrugës”, pjesë e së cilit ka qenë Memli, ai u shpreh se nuk e ka menduar se kush, por që shtoi se ka 20 apo 30 reperë, të cilët e kishin risjellë ndonjë këngë të “Ritmit të Rrugës”.

Krasniqi ndër të tjera në “21 Gradë” tregoi se kritikohet për vonesë. Ai tregoi se pse e ka orën 15 minuta më përpara se të tjerët, shkruan rtv21.tv

“Kjo është domethanë një prej të metave të mia kryesore, nuk jam i saktë në kohë, qe ora jem është 15 minuta para kohe, kjo ka fillu vite më parë me 5 minuta, mandej me 10, me 15, edhe hala ka telashe”, tregoi Memli.

Ai tutje shtoi se në emisione nuk vonohet, por në takime vonesa është problemi i tij. “Së paku 5 minuta, 10 minuta, 15 minuta ndodhë që vonohna…fajin e kem na që vonohemi normal”, u shpreh më tutje Krasniqi./21Media

#21Gradë Prej kujt do të donte të dëgjonte remake ndonjë këngë të Ritmit të Rrugës, flet #MemliKrasniqi

#21Gradë Prej kujt do të donte të dëgjonte remake ndonjë këngë të Ritmit të Rrugës, flet #MemliKrasniqi

Gepostet von RTV21 am Mittwoch, 2. September 2020

#21Gradë #MemliKrasniqi tregon “sekretin” se pse e ka orën 15 minuta më përpara se të tjerët

Gepostet von RTV21 am Mittwoch, 2. September 2020