Projekti do të publikohet më 9 mars

Projekti do të publikohet më 9 mars

Dy emra të njohur të skenës muzikore, Blero dhe Teuta Selimi janë bërë bashkë për të sjellur një projekt të ri muzikor. Ditë më parë rtv21.tv ka sjellur këtë ekskluzivitet për projektin e dyshes, i cili është afër publikimit.

Ndërsa, nga disa storie të postuara së fundmi në Instagram, dyshja ka treguar se projekti do të publikohet më 9 mars, shkruan rtv21.tv

“9 mars, ora 19:00”, është mbishkrimi sipër fotografisë.

Teuta para pak ditësh ka sjellë një fotografi, përmes së cilës ka treguar se si do të duket në klipin e këtij projekti muzikor.

Ky është bashkëpunimi i parë i dyshes dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga fansat e dyshes.

Projekti i fundit i Teuta Selimit është “Zemrën fale”, projekt të cilin e ka sjellur në muajin dhjetor të vitit që kemi lënë pas. Ndërkaq, Blero para një muaji ka publikuar projektin “Falja”, në bashkëpunim me Gasson dhe Fissin./21Media