Charlie Sheen është një nga personalitetet më karizmatike në Hollywood

Charlie Sheen është një nga personalitetet më karizmatike në Hollywood

Një trend që ka përfshirë Hollywood-in është lidhja me dadot. Në kohët e fundit u zbuluan për lidhje të tilla Jude Law, Ben Affleck dhe Stephen Belafonte, e së fundmi edhe aktori Charlie Sheen ka hyrë në lidhje me dadon e fëmijëve të tij, por për ndryshim nga të tjerët ky nuk është i martuar, shkruan rtv21.tv.

E dashura e Charlie-t është 26 vjeçarja Julia Stambler, një modele që ishte dadoja e binjakëve 8 vjeçarë të Sheen. Ish-gruaja e Charlie-t Brooke Mueller e kishte punësuar Julian gjatë kohës që Sheen ishte i fejuar me Brett Rossi-n.

Julia merret me modelizëm për tre vite, më së shumti modelizëm i bikineve, si dhe ishte një aktore shtesë në “Entourage”.

Ajo dhe Charlie janë së bashku për tre muaj tani, por e kanë mbajtur të fshehur lidhjen e tyre./21Media

Image result for julia stamblerImage result for julia stambler