Jeta e Bytyqit jashtë politikës

Jeta e Bytyqit jashtë politikës

Ministri Shyqiri Bytyqi është ndër ministrat më aktiv të qeverisë, i cili e drejton ministrinë e Arsimit, Kulturës, Shkencës dhe Teknologjisë.

Bytyqin jeni mësuar ta shihni gjithnjë nëpër ekrane televizive duke folur rreth temave, që kanë të bëjnë me çështjen e arsimit, por pak jeni mësuar të lexoni rreth familjes së tij.

Për ministrin e MAShT-it, i cili gjithnjë shihet i veshur në “vijë” kujdeset bashkëshortja e tij, Shaha, me të cilën është martuar vite më parë, shkruan rtv21.tv

47 vjeçari nga Drenasi dhe bashkëshortja e tij janë prindër të dy djemëve. Bytyqi është babai i Egzonit dhe Frymëzimit, të cilët nga pamja duken që i kanë ngjarë babait.

Shyqiri Bytyqi është lindur më 1 janar 1972 në Arllat të Drenasit, ndërsa tani jeton në Prishtinë. Bytyqi është anëtar i kryesisë qendrore të Nisma për Kosovën. Ai aktualisht është ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, post të cilin e ka marrë me formimin e Qeverisë, në shtator të vitit 2017./21Media

Më poshtë ju sjellim disa imazhe të familjes Bytyqi