Vesa mjaft aktive

Vesa mjaft aktive

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Vesa Luma përmes një imazhi të bukur familjar është shprehur se është duke përjetuar luftën e dytë. Luftën ndaj koronavirusit, i cili ka përfshirë shumë vende të botës, Vesa e ka quajtur të panjohur, shkruan rtv21.tv

Artsitja, e cila jeton në Zelandë të re, së bashku me bashkëshortin, artistin Big Basta dhe djalin e tyre, shihet e lumtur teksa ka shkruar disa fjali për pandeminë, me të cilën po përballet bota.

“Duke shijuar diten e fundit te “lirise” ..kush kish me thon..kjo eshte lufta e dyte qe po e perjetoj..kesaj here ndaj nje te panjohure 🤷‍♀️ Nga sot as ne fund te botes nuk vjen njeri #lockdown🛩 ..dej n’kismet”, ka shkruar së fundmi artistja krahas postimit, në të cilin po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Sipas faqes së statistikave, Worldometers, në të gjithë globin janë mbi 204 mijë njerëz të infektuar me koronavirus, ndërsa gati 8,300 pacientë kanë vdekur./21Media