Ngjarja e cila po zhvillohet në serialin e njohur “Emri im është engjëll” po merr vëmendje të madhe jo vetëm në Turqi por, edhe vendet tjera.

Për publikun kosovar ky serial transmetohet në ekranin e RTV21. Personazhi kryesor i serialit  “Meleku” rol të cilin e luan aktorja turke, Nehir Erdogan arriti që shumë shpejt të pëlqehet, nga shikuesit e serialit.

Por, kush është ”Meleku jashtë serialit”?

Nehir Erdogan është 40 vjeçare, ajo ka lindur në Izmir me origjinë është nga Malatya. Aktorja studioi në Universitetin Marmara, Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative. Pastaj studioi në Institutin e shkencave sociale, radios, televizionit dhe kinemasë. Para se të bëhej aktore ajo njihej si gazetare.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të aktores në përditshmëri që duket se e ka një stil krejt ndryshe nga ai që e shihni në serial.

Kujtojmë se, seriali transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00./21Media