Joe Biden është presidenti i ri i SHBA-së, pasi mposhti Donald Trump, edhe pse ky i fundit nuk e pranon humbjen.

Por për shumë njerëz kuriozë, tashmë vëmendja është zhvendosur në detaje të tjera, mes të cilave, sa do të paguhet?

Presidenti amerikan merr një pagë prej 400,000 dollarësh në vit. Pa harruar edhe “lukset” e tjera që ka presidenti i shtetit më të fuqishëm në planet.

Por, katër presidentë kanë refuzuar marrjen e pagës duke e dhuruar të gjithë ose një pjesë të saj.

Këta president janë: Donald J. Trump, John F. Kennedy, Herbert Hoover dhe George Washington.

Sipas Forbes, mes viteve 2017-2019 çifti Biden fitoi 16,7 milionë dollarë nga shitja e librave dhe fjalimet me pagesë.

Joe Biden së pari kandidoi për president të Shteteve të Bashkuara në 1988, pastaj në 2008 para se të shërbente si zëvendëspresident përkrah ish-presidentit Barack Obama. Ndërsa në zgjedhjet e 2016-ës iu shmang kandidimit për shkak të ndarjes nga jeta të djalit të tij.

Nëse do të arrijë të betohet më 20 janar, Joe Biden do të bëhet edhe presidenti më i vjetër në moshë në të gjithë historinë e SHBA-ve./oranews