Kjo është pasuria e kryeministrit Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsionit(AKK).
Kurti nuk ka deklaruar ndonjë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme në emër të tij, mirëpo si pasuri të bashkëshortes, ka deklaruar një banesë me sipërfaqe 67 metra katrorë në Norvegji, në vlerë prej 400.000 euro.
I pari i Qeverisë ka deklaruar se ka para të gatshme në bankë 401 euro, ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar para të gatshme në vlerë prej 23.000 euro.
Detyrime financiare Kurti e ka deklaruar qiranë e shtëpisë prej 250 euro ku banon me familjen e tij në Prishtinë, ndërsa gruaja e tij ka 290 mijë euro kredi në Oslo, të marra për 25 vjet.
Të hyra vjetore Kurti ka deklaruar afro 13 mijë euro, ndërsa bashkëshortja ka të hyra vjetore afro 40 mijë./21Media

 
DEKLARIMET E PASURIVE NË AKK

Back to top button