Shkak punimet teknike

Shkak punimet teknike

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët e lagjes “Kalabria” se të shtunën do të ketë ndërprerje të ujit të pijes për shkak të punimeve teknike.

Ndërprerja e furnizimit me ujë do të jetë prej orës 09:00 deri në 16:00.

Arsye për këtë ndërprerje janë punimet teknike të planifikuara në kuadër të bashkëpunimit me projektet e Zyrës Zvicerane dhe bëhen për shkak të instalimit të ujëmatësit zonal afër ambulantes së lagjes në fjalë. Ekipet tona do të jenë në përkrahje të kontraktorit me qëllim që punimet të kryhen sa me shpejt dhe në kohë”, thuhet në komunikatën e Ujësjellësit.