Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët e lagjes “Sofalia” se ditën e shtunë, 5 dhjetor, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të ndërprerjes së planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00.

Kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.