Një recetë të thjeshtë dhe shumë efektive për t’i larguar qimet nga fytyra.

Përbërësit:

2 majë lugë çaji me miell qiqrash,

¼ lugë çaji me shafran Indie,

3-4 lugë çaji qumësht i papërpunuar,

1 lugë çaji lëng limoni dhe 1 lugë çaji vaj kokosi

Përgatitja:

Shtoni të gjithë përbërësit në një enë dhe përziejini mirë derisa të formohet një masë kremoze. Për ta kuptuar që është gati duhet që kjo masë të ndahet lehtësisht nga luga. Përhapeni në të gjithë fytyrën me ndihmën e mollëzave të gishtave dhe lëreni derisa të thahet. Do të keni ndjesinë e tërheqjes në fytyrë për pak minuta, por nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Pasi maska të jetë mpiksur shpërbejeni me gishta. Kjo recetë e vjetër indiane ndihmon gjithashtu për të hequr papastëritë nga lëkura dhe për ta hidratuar atë.