Moda, me funksionin e saj parësor të shprehjes së personalitetit, na ka treguar disa vepra arti të mrekullueshme në krijimin e rrobave ndër vite. Dhe megjithëse kemi parë veshje nga më të ndryshmet, por këto fustane befasuan kësaj here.

Krijuesja dhe stilistja franceze, Sylvie Facon qep fustane nga pëlhura që ajo ka krijuar dhe me një vëmendje të tillë deri në detaje, transmeton rtv21.tv.

Veshjet e punuara nga Facon shkojnë nga punimet shumë romantike deri tek fustanet e modës së lartë, duke theksuar shkathtësinë e jashtëzakonshme.

Prodhimi artizanal pa një fantazi nuk mund ta konceptonte një veshje të tillë , por në rastin e Sylvie, nuk ka mungesë kreativiteti në punën e saj./21Media