Ajo është si një flutur, por godet fuqishëm

Ajo është si një flutur, por godet fuqishëm

Që kur ajo ishte vetëm 3 vjeçe, Evnika Saadvakass nga Kazakistanit ka boksuar me babain e saj, Rustam. Tani ajo është 7 vjeç dhe me plotë të drejtë mund të themi se ajo mund t’i mundë të gjithë.

Në një video të ngarkuar nga familja në Youtube, Evnika mund të shihet duke hedhur grushta të shpejtë dhe duke iu ikur aq bukur goditjeve të babit si një boksierë profesioniste, shkruan rtv21.tv

“Gjëja e parë që vërehet te Evnika është puna e përmirësuar e saj. Evnika është shumë e sigurt në ngritjen e saj dhe punon shumë për të arritur sukses. Ajo duket shumë më e përqendruar tani dhe është e qartë se boksi për të nuk është diçka për të kënaqur baba e saj, por diçka që ajo me të vërtetë e do”, kanë thënë familjarët e Evnikës për të.

Dy vjet më parë, Evnika bëri një “mrekulli” ku për më pak se dy minuta ajo goditi 100 pa u ndalur në një ushtrim të saj./21Media