Klaus Gjasula ka nënshkruar sot kontratën me klubin gjerman Hamburg për sezonin 2020/21.

Ai kaloi te Hamburg-u si transferim i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me SC Paderborn që bëri gara në Bundesliga këtë sezon.

Mesfushori përfundoi testet mjekësor të mërkurën në mëngjes (15 korrik) përpara se të nënshkruante marrëveshjen që do ta mbajë lidhur me klubin nga “Volksparkstadion” deri më 30 qershor 2022.