Këngëtari i njohur shqiptar Elgit Doda dhe prezantuesja e njohur Klea Huta, me 4 qershor  janë bërë prindër për herë të parë.

Dashuria e çiftit është bekuar me një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Krid, shkruan rtv21.tv

Jeta e çiftit me ardhjen e vogëlushit ka ndryshuar krejtësisht, këtë e tha edhe vetë Klea sot përmes një imazhi të publikuar në Instagram. Në foto shihet dora e vogëlushit e cila e ka kapur dorën Kleas,

“Ti më ndryshove jetën”, është shkrimi që ajo e la sipër fotos.

 

Çifti i njohur Elgit Doda dhe Klea Huta janë martuar në janar të këtij viti./21Media