Këngëtari i njohur shqiptar Elgit Doda dhe prezantuesja e njohur Klea Huta, në muajin qershor  janë bërë prindër për herë të parë.

Dashuria e tyre është bekuar me një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Krid, shkruan rtv21.tv

Ashtu si për të gjitha gratë, edhe për Klean shtatzënia përveç se ishte një eksperiencë e mrekullueshme, kishte në vete edhe frikën.  Me postimin e fundit i Klea tregoi se gjatë asaj periudhe  kishte një pasiguri se si do t’i ndryshojë jeta pas lindjes, por që nuk doli të jetë ashtu.

“Nje nga pasigurite me te medha qe kam patur kur isha shtatzane ishte se sa do ndryshonte jeta ime, nese do kisha kohe te kujdesesha per veten ose te mendoja per projekte te reja. Cuditerisht pasi kam lindur jam motivuar me shume, per tu kujdesur per veten, per te menduar se cfare qellimesh kisha dhe si do i arrija dhe kam pasur me shume energji pozitive per te nxjerr me te miren e vetes time!” , ka shkruar Klea në Instagram.

Çifti i njohur Elgit Doda dhe Klea Huta janë martuar në janar të këtij viti./21Media