Klinika e Kirurgjisë Torakale në gjashtë mujorin e parë ka kryer këto shërbime

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë periudhës janar – qershor 2022 janë kryer 248 operacione të përgjithshme dhe 91 operacione me anestezion lokal.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se për gjashtë muaj, në këtë klinikë janë bërë edhe 50 bronkoskopi.
Në bazë të raportit të punës, gjatë kësaj kohe janë realizuar 228 drenazhe torakale dhe 1 mijë e 726 vizita ambulatore./21Media

Back to top button