Klinika e Psikiatrisë: Edhe persona 15 dhe 16 vjeç kanë kërkuar trajtim

Në Klinikën e Psikiatrisë, respektivisht Reparti i Sëmundjeve të Varësisë, gjatë 9 muajve të këtij viti 89 pacientë kanë kërkuar trajtim.
Nga kjo klinikë thonë se ky është numër dukshëm më i lartë në krahasim me vitin 2020.
Njëzet e gjashtë pacientë kanë qenë në varësi të opioideve (heroinë), 11 në varësi të kanabioideve (marihuanë), në varësi të polisusbstancave (substanca të shumta psikoaktive) 25, në varësi të alkoolit 14 dhe 3 në varësi nga sedativët.
“Është shqetësuese që moshat e rejat janë frekuentueset më të shpeshta, sidomos mosha 18 vjeçare e lartë. Ka raste kur edhe persona të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë kërkuar trajtim”, thonë nga Klinika e Psikiatrisë./21Media

Back to top button