Jurgen Klopp akoma nuk e di se a do të transferojë Liverpooli një qendërmbrojtës në afatin kalimtar të janarit.

Redsat nuk i kanë në dispozicion tre sulmuesit kryesor – Virgil van Dijk dhe Joe Gomez kanë lëndime afatgjate, kurse Joel Matip është duke u rikuperuar nga një lëndim muskulor.

Mesfushori Fabinho është detyruar të angazhohet në mbrojtje, i ndihmuar nga futbollist pa përvojë të mjaftueshme, si Rhys Williams e Nathaniel Phillips.

Dhe derisa ekspertët e futbollit kanë sugjeruar se klubi duhet të transferojë qendërmbrojtës në janar, trajneri ende nuk e di me siguri si do të veprojnë.