Tekniku gjerman thuhet se është i inatosur me krerët e kampionëve të Premier Ligës, pasi që nuk arritën të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të Napoli-t Kalidou Koulibaly, raporton “The Sun”.

Jurgen Klopp kishte shprehur dëshirën për të transferuar Koulibalyn këtë janar, por krerët e Liverpool-it FSG, për shkak të pandemisë Covid-19 nuk arritën ta financojnë këtë blerje, pasi që çmimi që e kërkonte Napoli ishte më i lartë se 100 milionë euro.

Mbrojtësi i Napol-it ishte top synimi i Kloppit për afatin kalimtar të transferimeve gjatë janarit, por “Fenway Sports Group” zgjodhën që mos ta financojnë këtë blerje, pavarësisht lëndimeve të shumta që është duke kaluar klubi i tyre.