Jurgen Klopp ia ka dedikuar titullin e kampionit dy personave në veçanti. Liverpool feston sot titullin e kampionit në Premierligë, pas 30 viteve pritje për ta bërë një gjë të tillë.

Një nga njerëzit më meritor për këtë triumf, padyshim se është trajneri gjerman, Jurgen Klopp. Ai së fundmi ka dhënë një deklaratë, ku edhe ka treguar se kujt në veçanti ia dedikon këtë titull të kampionit.

“Ky titull është për Kenny (Dalglish) – duhej të prisje për këtë. Stevie, edhe për ty”, ka thënë Klopp. “Unë e di se sa shumë ka vlerë ky titull për të gjithë”, ka shtuar tutje gjermani.

Klopp kishte premtuar titullin qysh 4 vite më parë, dhe një gjë të tillë arriti ta bënte.