Tekniku i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka lavdëruar lojën e mrekullueshme që bëri Fabinho ndaj Ajaxit, mbrëmë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Me Virgil van Dijk të lënduar, Fabinho luajti në rolin e mbrojtësit përkrah Joe Gomez, pasi Liverpooli hapi llogarinë e fitoreve në Ligën e Kampionëve me rezultat minimal 0:1 në Amsterdam.

Pas një largimi të topit nga vija e golit nga një parabolë e sulmuesit Dusan Tadic, Fabinho kishte katër ndërhyrje, nëntë pastrime të topit dhe katër ndalje aksionesh.

Klopp ishte i kënaqur me brazilianin, pasi autogoli i Nicolas Tagliafico-s në pjesën e parë doli që në fund të ishte mjaftueshëm për Liverpool-in që ta fitonte lojën e parë hapëse të Grupit D.

Ky kombinim mes Fabinhos dhe Gomez, nuk e di nëse kanë luajtur së bashku ndonjëherë në atë repart, ndoshta vetë një herë, nuk jam i sigurt 100%”, tha Klopp në një konferencë për media.

Ai shtoi se Fabinho mund të luajë në atë pozitë, pasi edhe i pëlqen.

Shikoni, në situatën tonë kjo na ndihmon. Sigurisht, a kishte presion në këtë situatë? Po, është e qartë për të dy 100%. Loja e parë së bashku. Fabinho mund të luajë në atë pozitë, në fakt atij i pëlqen kur luan aty. Nuk jam i habitur që ai luan shumë mirë si mbrojtës, përndryshe nuk do të luante aty, do të na duhej të mendonim për një vendim tjetër”, tha ai.

Klopp tha se Fabinho është lojtari i madh.

Jam shumë i kënaqur për sot, i lumtur për të, po i dha ati besim në vete, dhe sigurisht na ndihmoi neve. Këto situata kur largohet topi nga vija e golit, Milner e kishte një edicioni e kaluar ndaj Bournemouth-it që ishte diçka shumë e madhe. Kjo sot ishte me të vërtetë diçka e bukur. Ai është lojtari i madh që na e dhuroi fitoren”, shtoi Klopp./KP