Jürgen Klopp, trajneri i Liverpoolit ka mbajtur disa telekonferenca publike në Gjermani ditët e fundit, në të cilat ka rishikuar karrierën e tij dhe ka kujtuar disa anekdota.

Në njërën prej tyre, në televizionin zyrtar të Borussia Dortmund, ai u “takua” me shumë prej atyre, të cilët kanë qenë ish-lojtarë të tij, në një organizim që kënaqi tifozët e ekipit verdhezi.

15 lojtarë, përfshirë Matts Hummels, Roman Weidenfeller apo Mario Götze, kujtuan periudhën e lavdishme të trajnerit gjerman në krye të klubit, kur “pushtuan” dy tituj radhazi të Bundesligas, në sezonet 2010-2011 dhe 2011-2012. Në këtë të fundit, përveç titullit, verdhezinjtë fituan edhe Kupën e Gjermanisë, duke bërë “bis”.

“Në vitin 2011 isha shumë i dehur, por dukesha normale. Në vitin 2012, nuk mbaj mend asgjë, – thotë Klopp, i cili e filloi me një këshillë për dëgjuesit e rinj, që po ndiqnin tele-takimin telematik. – Ju mund të shihni se çfarë të bën alkooli. Mos pini, përndryshe do t’i humbni kujtimet e momenteve më të rëndësishme të jetës suaj”, deklaroi ai.

Klopp, gjithashtu, zbuloi se në atë kohë nuk ishte për t’i parë gjërat në mënyrë aq sipërfaqësore, vetëm për titujt ndaj kurrë nuk kërkoi nga klubet kopjet e trofeve të fituar. Me kalimin e kohës pohon se është penduar, edhe pse më vonë, gruaja e tij ia dha kopjet e atyre kampionateve të fituara me Borussia Dortmund.