FIFA sot ka shpallur lojtarët më të mirë të vitit, në ceremoninë e FIFA Awards e cila u mbajt në Zyrich të Zvicrrës.

Nominimet për trajnerin e vitit ishin: Marcelo Bielsa, Hans-dieter Flick dhe Jurgen Klopp. Çmimi u prezantua nga ish-menaxheri i Arsenal, Arsene Wenger.

Fituesi i çmimit trajneri i vitit u shpall, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp. Klopp u shpreh i befasuar pasi kjo është hera e dytë me radhë që fiton këtë çmim.