Futbolli anglez do të bashkohet në bojkotimin e rrjeteve sociale këtë fundjavë, ndërsa klubet e Premierligës i bashkohen homologëve të tyre nga Federata Angleze, EFL Cup dhe Superligën e femrave në këtë protestë.

Bojkoti do të zgjasë për katër ditë, duke filluar nga tani dhe përfundon në ora 11:59 të hënën më 3 maj.

Shefi i Premierligës, Richard Masters në lidhje me këtë rast tha: Sjellja raciste në çdo formë është e papranueshme dhe abuzimi i tmerrshëm që po shohim mbi lojtarët në rrjetet sociale nuk mund të lejohet të vazhdojë.

Edhe UEFA dhe Shoqata e Klubeve Evropiane (ECA) e kanë mbështetur këtë nismë.