Leicester City janë duke planifikuar që të “rrëmbejnë“ sulmuesin e Real Madridit, Luka Jovic.

Trajneri Brendan Rodgers e sheh 22 vjeçarin si zëvëndësim afatgjatë të Jamie Vardyt në King Power Stadium.

Leicester mund të ofrojnë 39 milionë euro për Jovic-in këtë verë, pasi Reali janë të gatshëm ta largojnë sulmuesin pas shënimit të 2 golave në 25 paraqitje për klubin spanjoll./21Media