Igli Tare është njëri nga drejtorët sportivë më të mirë dhe më të suksesshëm në Itali.

Shqiptari po shihet si kandidat potencial për rolin e drejtorit sportiv te Eintracht Frankfurt, ekip që bën gara në Bundesligë.

“Kicker” ka njoftuar të enjten se Tare po shihet si personi i duhur për ta zëvendësuar Fredi Bobiqin në postin e drejtorit sportiv.

Bobiq tashmë ka shkëputur kontratën me Eintrachtin dhe do t’i bashkohet Hertha Berlinit. Te Eintrachti kanë thënë se kanë disa opsione për postin e drejtorit sportiv dhe së shpejti do t’i nisin negociatat me kandidatët potencialë.

“Ne kemi punuar në qetësi sa i përket pasardhësit të Bobiqit dhe e kemi hulumtuar tregun. Tash, mund t’i mbajmë negociatat konkrete me kandidatët potencial për të zëvendësuar Bobiqin”, ka thënë Philip Holzer, kreu i bordit të Eintrachtit.

Ndryshe, 47-vjeçari ka bërë karrierë në Bundesliga si futbollist, ku ka veshur fanellën e Kaiserslautern dhe Fortuna Dusseldorf./21Media