Klubi nga Skenderaj KF Drenica ka bërë të ditur se ka zgjedhur kryetarin e re,  Ilir Veliqi.

Kjo u bë e ditur nga Kryetari i Drenasit, Bekim Jashari, i cili përmes një postimi në Facebook ka uruar kryetarin e ri, dhe gjithë udhëheqësinë e re, duke besuar që bordi i ri, tashmë do të angazhohet për konsolidimin e skuadrës për t’u përgatitur për edicionin e ri të garave 2020/2021.

Gjithashtu, Jashari ka theksuar se përkrahja institucionale për klubin tonë “Drenica” nuk do të mungojë asnjëherë.

Kujotjmë se, muajin e kaluar, dorëheqje nga posti i kryetares kishte dhënë Mihane Kodra-Bekteshi. /21Media