Klubi gjilanas Drita ka konfirmuar se të gjithë pjesëtarët e stafit së bashku me futbollistë kanë kryer testet për Covid-19, para udhëtimit drejt Turqisë në Antalya, ku edhe do të zhvillojnë fazën përgatitore.

Përmes rrjetit social “Facebook” klubi i Dritës ka konfirmuar që të gjitha testet e kryera kanë rezultuar negativë.

“Sot kemi marrë rezultatet ku të gjithë kanë rezultuar negativ dhe nuk do të kemi asnjë mungesë për shkak të testimeve. Edhe njëherë shfrytëzojmë rastin që ta falenderojmë stafin e IKSHPK-së nga Gjilani dhe qendrën në Prishtinë për gadishmërinë ndaj klubi tonë”, shkruante në postin e Drita FC në “Facebook”.

Të gjithë rezultojnë NEGATIV

Klubi jonë FC DRITA ditën e djeshme i ka kryer testet për COVID-19 në prag të udhëtimit…

Posted by Drita FC on Tuesday, January 19, 2021