Ballkani po krijon ekipin B, që do të marrë pjesë në garat e futbollit kosovar. Një gjë e tillë është konfirmuar nga vet klubi i Suharekës, në faqen zyrtare në Facebook.

“Rregullat e futbollit e kanë përcaktuar se 11 futbollist të jenë startues, 7 të tjerë të presin inkuadrimin eventual nga bankina rezervo, për t’i lëvizur këto limite duke kontribuar drejtpërdrejt në parimin e gjithëpërfshirës, FC Ballkani ka dorëzuar kërkesën pranë organit kompetent FFK-së për krijimin e ekipës së dytë me emërtim FC “Ballkani B”. Duke e parë trendin e rritjes së interesimit ndaj klubit tonë, jemi të vërshuar nga kërkesat e futbollistëve që të bëhen pjesë e FC Ballkani, kjo në bënë të ndihemi të vlerësuar për punën që jemi duke e bërë.

Andaj, për të shtuar konkurrencë dhe për t’iu ofruar të gjithëve mundësi e afirmimit kemi vendosur që të krijojmë ekipën B ku shumë futbollist do të kenë mundësinë e trajtimit ashtu siç klubi dëshiron, pra afër syrit të stafit teknik i cili me lehtësi do të jetë në gjendje të përcjell ecurinë dhe zhvillimin e futbollistëve tanë. S’bashku na priftë e mbara”, njofton klubi nga Suhareka.