Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) përmes një komunikate  për media rekomandon Kryesinë e Kuvendit të mos mbajë mbledhje, përfshirë edhe komisionet parlamentare.

’Për shkak të përshkallëzimit të pandemisë me COVID-19 dhe shkaku deputetë dhe administrata janë prekur nga COVID-19 dhe se ende po bëhen testet, KMDLNj rekomandon Kryesinë e

Kuvendit të mos mbajë mbledhje sikur që as komisionet të mos mblidhen . Edhe administrata duhet të mbrohet maksimalisht duke i reduktuar aktivitetet deri në një situatë tjetër’’, thuhet në komunikatë.

KMDLNJ vlerëson se nuk ka kushte të mbahen seanca plenare derisa të përfundojnë testet dhe të dalin rezultatet, andaj rekomandon që administrata, Kryesia e Kuvendit dhe deputetët t’i nënshtrohen testit dhe vetëm pasi të dalin rezultatet, do të krijohet një pasqyrë më e qartë, në të kundërtën rrezikohet që COVID-19 të përfshijë një numër të madh të administratës dhe deputetëve.

Për këtë arsye KMDLNJ rekomandon të pezullohen aktivitetet e Kuvendit gjatë javës së ardhshme. /21Media