Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) përmes një komunikate për opinionin u ka kërkuar të gjitha palëve që ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ky këshill thotë se është kundër linçimit publik që po iu bëhet gjykatësve të Kushtetueses që morën vendimin.

Sipas tyre të gjithë liderët politikë duhet të distancohen nga çdo kërcënim apo veprim i dhunshëm.

KMDLNj përkrah çdo protestë apo shprehje të pakënaqësisë që bëhet në përputhje me Ligjin dhe në mënyrë paqësore. Protestat e paralajmëruara nuk kanë asnjë efekt në vendimin e Gjykatës Kushtetuese përveç se do ta dëmtojnë subjektin politik që i organizon protestat në rast se ushtrohet dhunë gjatë protestave. Konstelacioni i krijuar politik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk siguron një qëndrueshmëri qeverisëse dhe vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2021. Në një situatë ku afërsisht 58-60 deputetë shqiptarë janë në opozitë është e paimagjinueshme që mund të merren vendime të mëdha dhe të rëndësishme për Kosovën”, thuhet në njoftim.

KMDLNj ka kërkuar që liderët politikë të Kosovës, në mënyrë të përgjegjshme të kontribuojnë që situata të mos përshkallëzojë dhe të bëhet dorëzim-pranimi i përgjegjësive institucionale në mënyrë të qetë ndryshe do të marrin tërë përgjegjësinë për pasojat e mundshme.