Adhuruesit do ta kenë mundësinë të bëjnë homazhe për ta nderuar legjendën e basketbollit

Adhuruesit do ta kenë mundësinë të bëjnë homazhe për ta nderuar legjendën e basketbollit

Mëngjesin e 26 janarit, Kobe Bryant, humbi jetën në një aksident me helikopter së bashku me të bijën 13-vjeçare, Gianna dhe 7 persona të tjerë.

Vdekja e legjendës së basketbollit shokoi të gjithë botën.

Sipas Los Angeles Times, basketbollisti dhe Gianna u varrosën në një ceremoni private mortore, në varrezat pranë shtëpisë së tyre në Orange County.

Varrimi i tyre është bërë që në datën 7 shkurt, mirëpo vetëm tani lajmi është bërë i ditur për mediat.

Më 24 shkurt është planifikuar të nisë një homazh për ikonën e Los Angeles Lakers dhe vajzën e tij 13 vjeçare në Staples Center./21Media