Dita e tretë e intervistimit të presidentit të Kosovës

Dita e tretë e intervistimit të presidentit të Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi për të tretën ditë më radhë është paraqitur në zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë ku po merret në pyetje në lidhje për akuzat e pretenduara ndaj tij për krime lufte.
Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Arianit Koci, beson se presidenti Thaçi do të kthehet në Kosovë. Provat e deponuara nga autoritetet serbe në Gjykatën Speciale kundër presidentit, avokati Koci i quan potencialisht të rrejshme.(Teksti-Burim ZARIQI, kamera-Sadik BYLYKBASH)./21Media