Barcelona është në kërkim për të blerë një sulmues dhe shumë emra janë lidhur me kalimin te Barcelona. Martinez është dëshira kryesore e kataluansve, por edhe Sadio Mane ka qenë në listën e Ronald Koeman.

Sipas asaj që ka raportuar Daily Express, Liverpooli mund ta humbas egjiptianin pasi ai është i tunduar të luaj së bashku me Lionel Messin.

Problemi kryesor mbetet tek çmimi i lartë i yllit egjiptian dhe Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë financiare.

Salah vlerësohet rreth 170 milionë euro, shumë që është tejet e lartë për skuadrën nga Camp Nou.