Mediat spanjolle raportuan se gjatë ditës së sotme është mbajtur një takim mes kandidatëve presidencialë dhe trajnerit Ronald Koeman.

Zgjedhjet presidenciale në Barcelonë, të cilat ishin të planifikuara të mbaheshin më 24 janar, janë shtyrë.

Tani, për arsye se është afati kalimtar dhe Barcelona po ka probleme me lëndime, Koeman ka dy kërkesa për kandidatët presidencialë.

Ai po kërkon nga klubi që të transferojë Eric Garcian dhe Memphis Depay në klub, në mënyrë që të arrihen edhe rezultatet pozitive.