Poezi nga shkrimtari Dritro Agolli

Poezi nga shkrimtari Dritro Agolli

Kohë më vonë

Kohë më vonë e ndoshta më shumë,
Kur të ketë bleruar një dardhë
Dhe kur lumi në prill të zbresë me shkume,
Unë e di, do vij me kalin e bardhë,

Para jush do shfaqem,-që s’patët fat të më njihni,
Se disa nga ju vërtet u lindën me vonë
Dhe te tjerët mbase s’e dinin
Qe mes tyre jetoja diku në një dhomë

Dhe shkruaja librin e fundit
Të vështirin, korrigjuar radhe me radhë
Unë e di, do vij kur ju të notoni mes gjumit,
Mos harroni, do vij me kalin e bardhë.