Nga: Led Zeppelin
Tekstin e shkruan: Page James Patrick, Plant R A, Bonham John, Baldwin John
Shqipëroi: Bujar Meholli

Në ditët e rinisë sime
më tregonin se çka do të thotë me qenë burrë,
derisa e arrita atë moshë
u përpoqa t’i bëj gjërat sa më mirë
por sado u mundova
në rrugën time u bllokova.

Në jetën time kam pasur
kohë të mira dhe të këqija,
gruaja më pat lënë dhe qe larguar nga shtëpia
për njëfarë burri me sy të kaftë
por s’më intereson ajo punë tashmë…

16 vjeç kur isha në një vajzë të ëmbël zura sevda,
asaj iu deshën vetëm ca ditë që të shpëtonte prej meje,
m’u betua se do të jetë e imja dhe do të më donte deri në fund
por kur i pëshpërita në vesh, oh, e humba edhe si mike.

E di si është me qenë krejt vetëm fillikat,
s’më plas fare çka thonë fqinjët tash,
do të të dua ty
çdo ditë e më shumë,
mund t’i ndjesh rrahjet e forta të zemrës sime,
kuptoje, vogëlushe e ëmbël,
kurrë s’do të jemi pjesë të ndara…

1969 /21Media