Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani me rastin e nënshkrimit të kësaj kontrate u shpreh se lajmi që Egzoni ka fituar këtë bursë ka gëzuar të gjithë përfshirë këtu edhe Komitetin Olimpik të Kosovës si dhe drejtuesit e Federatës së Mundjes.

“Lajmi se Egzon Shala ka fituar normën Olimpike ishte një lajm që ka gëzuar tërë komunitetin e sportit, në veçanti mundjen, Komitetin Olimpik dhe trajnerin dhe vet Egzonin dhe normalisht sot është rasti ta përgëzojmë Egzonin për një sukses të jashtëzakonshëm, trajnerin e tij por edhe Federatën për një punë të mirë të bërë, sepse asnjë rezultat nuk vjen rastësisht është si përgatitje, një planifikimi të mirë që sjellë përfundimisht rezultatet siç është norma Olimpike. Se sa është më rendësi norma olimpike më lejoni të ju them se janë 50 % të shteteve që nuk arrijnë asnjë normë Olimpike”, tha Hasani.

Kryetari i Federatës së mundjes së Kosovës, Naim Muja falënderoi Komitetin Olimpik të Kosovës për punën e bërë për sportistët e mundjes si dhe tha se kjo normë do të shërbejë për të mirën e mundjes në Kosovës.

“Unë ju falënderoj edhe si Komiteti Olimpik posaçërisht ju falënderoj për punën që e keni marrë për pagesën e 80 ditëve të sportistit, ajo është me rëndësi, tek e fundit atje ngritet flamuri i Kosovës dhe jo i Federatës, e prezanton shtetin tonë. Mirë e tha presidenti që Kosova kaq e vogël me kaq pak banorë edhe të merr një normë Olimpike është vetëm vullneti i madh edhe i Federatave sepse e dimë krejt si është puna me sportin dhe Federatën, por së pari është vullneti shumë i madh i mundësve dhe i sportistëve”, deklaroi Muja

Ndërsa vet mundësi, Egzon Shala u shpreh tejet i lumtur me fitimin e kësaj norme dhe shpreson që kjo normë ti ndihmojë ati në përgatitjet për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

“Shpresoj që kjo sadopak të më ndihmoj që të përgatitem sa më mirë për lojërat Olimpike. Për njëherë kisha dash të them, ti siguroj sidomos ata sportdashës besoj që kësaj radhe ka ardhur koha edhe për meshkujt të marrim medalje në Lojëra Olimpike. Shpresoj që gjatë këtyre ditëve sa na kanë mbetur,1 vit të përgatitemi sa më mirë dhe jam i sigurt që do të kthehemi me medaljen nga Tokyo 2020”, deklaroi ai.

Egzoni do të përfitojë nga 350 dollarë në muaj nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Shala është mundësi që ka fituar normën Olimpike Tokyo 2020, në kategorinë -125 kg, e cila i është konfirmuar në muajin shkurt 2020 nga Federata Ndërkombëtare e Mundjes