Në një xhami në  jug të Francës është vendosur koka e prerë e një derri

Në një xhami në  jug të Francës është vendosur koka e prerë e një derri

Qytetarët francezë janë zënë nga paniku pasi në derën e një xhamie në qytetin Pont-de-Beauvoisin në jug të Francës është vendosur koka e prerë e një derri.

Sipas gazetës lokale “Le Dauphine”, besimtarët të cilët kanë shkuar në xhami për ta falur namazin kanë hasur kokën e derrit, të varur në derën e xhamisë. Bëhet e ditur se Shoqata e Xhamisë do të paraqesë ankesë penale ndërsa edhe zyrtarët e policisë kanë filluar hetimet lidhur me rastin. Kjo xhami ishte sulmuar edhe më parë, kur në vitin 2014 në të ishin shkruar mbishkrime raciste.