Kokainë në baterinë e makinës, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

 

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane në Milano teksa në mjetin e tij tip “Mercedes Benz” u gjend kokainë me vlerë 30 mijë euro.

Gjithçka nisi teksa shqiptari rriti shpejtësinë e makinës teksa pa një patrullë policie çka shtoi dyshimet te forcat e rendit të cilat arritën ta ndalonin.

Pas ndalimit 52-vjeçari shtoi më shumë dyshimet me sjelljen e tij çka bëri që policia të ushtronte një kontroll të imtësishëm në makinë, raporton MilanoToday.

Gjatë kontrollit të makinës, në pjesën e baterisë, policët zbuluan 600 gram kokainë dhe dy celularë.

Menjëherë shqiptarit iu vunë prangat, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Milanos./oranews

 

 

Back to top button