Një 48-vjeçar në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Elbasanit me qëllim ekstradimin në Itali.

A. Ç është dënuar nga gjykatat italiane për kryerjen e veprave penale “Trafik narkotikësh” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë trafikuar nga Spanja sasi lënde narkotike, kokainë, drejt Italisë.

Policia e Elbasanit njofton se A.Ç do të ekstradohet drejt Italisë në kuadër të konventës ndërkombëtare dhe marrëveshjes dypalëshe mes dy vendeve./oranews