Përgjegjësi kreativ për modë i Burberry-t, Riccardo Tisci, koleksioin e ri për vjeshtë-dimër 2021-22 ia kushtoi femrave të fuqishme.

Ai në një deklaratë me rastin e prezantimit të tij online tha se dëshiron që ky koleksion të jetë emblematik, dedikuar fuqisë dhe energjisë së një femre.

Tisci ka shtuar se në këtë koleksion ka diçka që i ngjanë britanikëve, e kjo është të qenit unik dhe autentik në lidhje me atë se si paraqiten.

Ky disenjator ka treguar se nga e ka marrë inspirimin për realizimin e këtyre veshjeve. Ai ka treguar se është inspiruar nga gratë e fuqishme, në veçanti nga nëna e tij. Tisci ka thënë se nëna e tij e ka rritur atë dhe tetë motrat e tij me mund të madh, por me krenari. Kështu që kjo është ajo që edhe e ka shtyrë të realizojë veshje për gra të fuqishme, gra të fuqishme si nëna e tij e cila i kanë dhënë besimin që të shprehë fuqinë e tyre përmes koleksionit.

Pjesa më e madhe e veshjeve të koleksioit të ri të Tisci-t u kombinuan me këpucë me qorape.

Riccardo Tisci për Burberry krijon veshje që prej muajit mars të vitit 2018./21Media